Erë e fortë dhe dallgë deri në 3 metra, pezullohet lundrimi në Vlorë

20 Tetor 2023 | 17:43

Sipas parashikimit të situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në Gjirin e Vlorës dhe jashtë tij, kapiteneria e Portit të Vlorës ka pezulluar lundrimin në datat 19-22 të këtij muaji.

Të gjitha anijet e vogla lundruese do të ndalohen të operojnë shërbimin e tyre, ndërkohë që të gjitha anijet e transportit ndërkombëtar do të vazhdojnë të operojnë në destinacionet përkatëse.

Moti i përkeqësuar, i karakterizuar nga era e fortë në Vlorë, ka sjellë pezullim të lundrimit për një pjesë të mjeteve detare. Era fryn me shpejtësi deri 20m/s dhe dallgët kanë arritur lartësinë deri 3 metra brenda gjirit të Vlorës. Prandaj Kapiteneria u ka dhënë urdhër të gjitha mjeteve lundruese të vogla, peshkarexhave, mjeteve turistike të mos dalin në det.

Po ashtu, konfirmohet se këtë të premte pezullohet lundrimi edhe për tragetin e linjës Vlorë-Brindisi, pasi gjatë pasdites pritet që shpejtësia e erës të shtohet, duke sjellë kështu edhe pezullim të lundrimit të tragetit në linjën me Italinë. Pezullimi për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese do të mbetet i tillë  deri mëngjesin e së  dielës.

Ndërkohë që tragetet e linjës Vlorë Brindisi, por dhe anijet e transportit ndërkombëtar do të vijojnë lundrimin normalisht.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 24.10.2023.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve

Në Bazën Ajrore të Farkës është prezantuar plani kombëtar i gatishmërisë për përballimin e sezonit të zjarreve, në një aktivitet ku morën pjesë kryeministri Edi...
13:46 | 27/07/2026

Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK

Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit dhe kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, si dhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së...
13:37 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026