Eriksen humb ndjenjat në fushë, pezullohet ndeshja Danimarkë-Finlandë

12 Qershor 2021 | 19:04

Ndeshja Danimarkë-Finlandë u detyrua të pezullohet pasi pak përpara fundit të pjesës së parë mesfushori danez Christian Eriksen humbi ndjenjat në fushë.

Futbollisti 29-vjeçar u rrëzua përtokë teksa po kryej një rivënie anësore në minutën e 43-të.

Stafi mjekësor rendi ta asistojë, por ai nuk u kthjellua pavarësisht përpjekjeve.

Shokët e tij të skuadrës u vendosën përreth për të mos përcjellë te tifozët më të keqen, ndërsa shumë prej të pranishmëve nuk i përmbajtën lotët.

Në fushë rendi edhe bashkëshortja e futbollistit, e cila u parapri nga kapiteni i Danimarkës, portieri Kasper Schmeichel.

Përballë kësaj situate gjyqtari Anthony Taylor vendosi të ndjekë protokollet e UEFA-s dhe të pezullojë ndeshjen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021