Eriksen lë spitalin, mjekët i vendosin defribrilator pranë zemrës

18 Qershor 2021 | 19:41

Christian Eriksen ka lënë sot spitalin pas operacionit të suksesshëm. Mesfushori 29-vjeçar i Danimarkës pësoi arrest kardiak gjatë ndeshjes me Finlandën për Euro 2020, e luajtur të shtunën e kaluar. Eriksen ka vizituar të premten shokët e ekipit kombëar ndërsa tani do të rikthehet në shtëpi në familjen e tij.

“Faleminderit për urimet. Operacioni shkoi mirë dhe ndihem mirë. Ishte fantastike që t’u shikoja sërish pas ndeshjes fantastike të një nate më parë. Nuk është e nevojshme ta them se do të jem duke festuar të hënën kur të luani ndaj Rusisë”, është shprehur lojtari në një deklaratë.

Lojtari i Interit humbi ndjenjat gjatë pjesës së parë të ndeshjes kundër Finlandës dhe u desh përdorimi i defibrilatorit për ta rikthyer në jetë.

Gjatë operacionit, atij i është transplantuar një defribrilator që do t’i vijë në ndihmë për funksionimin e zemrës.

ICD (implantable cardioverter defibrillator) është një pajisje e vogël e cila i është vendosur nën lëkurë, e lidhur me zemrën me fije të holla dhe që dërgon pulse elektrike për të rregulluar aritminë e zemrës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Christian Eriksen (@chriseriksen8)

LEXONI GJITHASHTU:

Pas Eriksen, shënohet incidenti i dytë më i rëndë në Euro 2020

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021