Erion Braçe reflekton për marrëdhënien me pushtetin: Një përvojë e çuditshme

20 Shtator 2021 | 17:09

Erion Braçe pas dorëzimit të detyrës së zv.kryeministrit, post të cilin e mbajte që prej dhjetorit 2018, ka bërë një shënim të gjatë në profilin e tij në Facebook.

Deputeti i PS bën një reflektim mbi marrëdhënien me pushtetin, ku thekson se ka kaluar “një përvojë të çuditshme”.

Braçe thotë se pranoi të merrte këtë detyrë nga “dëshira për t’u shërbyer njerëzve” por thekson se kjo gjë ishte e pamundur pasi “iu kufizua” dhe ai e krahason postin me “dezhurnin në gjimnaz”.

“Një përvojë e çuditshme pushteti, karrigeje, e komplikuar, që as e doja e as e kërkova, ma kërkuan, as e pranova si të tillë e as më pranoi”, shkruan ai.

Deputeti socialist thotë se ndonëse siç e kërkon ligji ai ka firmosur formalisht vendime të Këshillit të Ministrave për shkak të kryesimit të mbledhjes së qeverisë në mungesë të Edi Ramës, thekson se edhe në këto raste ka dhënë mendimin e tij kundër.

Ai thotë se largohet nga posti i zv.kryeministri i pa etiketuar si “hajdut” duke shtuar se “të vjedhësh është çështje vullneti”.

Braçe tregon se në varësi të zyrës së tij ka pasur 5 punonjës edhe pse për nga hierarkia detyra e tij është pas kryeministrit.

Ish-zv.kryeministri e mbyll shkrimin e tij duke thënë se ka njerëz që prisnin shumë më tepër nga ai dhe i kërkon ndjesë kujtdo që u zhgënjye.

Shkrimin, Braçe e ka shoqëruar me një video ku tregon zyrën e tij të punës. Bie në sy prezenca e një kornize me faqen e parë të gazetës “Zëri i Popullit” që e ka drejtuar për shumë vite si dhe disa libra mes të cilëve dhe një me titull “Vrasja e një Kryeministri” ndërsa karrigia qëndron e rrëzuar.

Erion Braçe është një prej deputetëve më jetëgjatë të PS, pasi nuk mungon në Parlament që prej vitit 1992.

Ai është zgjedhur sërish anëtar i Kryesisë së PS, ku bën pjesë që prej vitit 2005.

Për shumë vite Braçe ka qenë deputet i zgjedhur në Berat, ndërsa prej 2013 është zgjedhur dy legjislatura deputet në Qarkun e Fierit.

Në qeverinë e re “Rama 3”, postin që mbante Braçe, e ka marrë Arben Ahmetaj, i cili përveç zv.kryeministër do të jetë dhe Ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026