Erion Braçe: Tirana nuk po qeveriset

11 Maj 2026 | 19:47

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i ftuar këtë të hënë “Euronews Tonight” me Mirela Milorin ka folur lidhur me situatën e drejtimit të Tiranës. Braçe u shpreh se edhe pse është tentuar, Tirana nuk po qeveriset.

Sipas tij, deputetet dhe kryeministri Edi Rama kanë krijuar një grup për të udhëhequr Tiranën me detyra të përcaktuara por sipas tij gjërat nuk po funksionojnë siç duhet teksa vuri theksin se këto pasoja i vuajnë socialistët.

“Për fat të keq nuk po shkojnë shumë gjëra. Për fat të keq, Tirana është një qytet që nuk po qeveriset dhe po kthehet në të paqeverisshme. Edhe pse jemi munduar shumë, qeveria është munduar shumë, kryeministri është munduar shumë, është krijuar një grup me ne deputetët e Tiranës që e udhëheq në pozita kuazi, kryetari bashkie, udhëheqësja politike e Tiranës e tjerë.

Gjërat prapë nuk po funksionojnë as në Tiranë, nuk po funksionojnë as në bashki në Tiranë dhe normalisht ata që e pësojnë është janë socialistët. Fjala bie, tani është duke bërë një mbledhje në njësinë pesë.

Deputeti s’ishte njoftuar fare. Atje është udhëheqësja politike e Partisë Socialiste të Tiranës bashkë me një deputet tjetër që është deleguar atje si drejtues politik. Ndërkohë që deputeti që është përballë me ata njerëz, ka punuar me ata njerëz, ka bërë fushatë me ata njerëz, ka marrë votën e atyre njerëzve e s’është njoftuar fare për mbledhje”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026