Erion Veliaj jep afatin se kur do mbyllen punimet në ish-sheshin “Shqiponja”

14 Prill 2021 | 21:43

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në studion e “Ilva Now” foli edhe për punimet që po kryhen në “Unazën e Madhe”, konkretisht tek kryqëzimi i ish-sheshit “Shqiponja”.

Ai theksoi se po të mos kishte bllokime dhe rezistencë nga opozita, punimet në këtë segment do të kishin përfunduar me kohë.

“Ka një vit punime, ndërkohë që duhet thënë se ka edhe tre vjet bllokime. Po të mos ishte bllokuar do të kishte mbaruar. Pra, arsyeja pse merren me kundërshtarët ësht për t’i thënë publikut se “po..po ka trafik” se po punohet dhe po hapen dy tunele, deri në tetor do hapen tre tunele dhe në dhjetor do jenë mbjellë edhe pemët sipër”, tha ai.

Po ashtu, z. Veliaj në këtë pikë kishte dhe një falënderim publik për Partinë Demokratike, e cila sipas tij nxori jashtë “loje” deputetin që bllokoi punimet në këtë segment.

“Fati i madh që edhe PD, dhe këtu duhet t’i bëj një kompliment PD po vijnë nga pak po afrohen në shekullin e ri, që në momentin kur nxjerrin jashtë loje deputetin që i vonoi tre vjet. Ky është një lajm i mirë, kompliment modest, por i merituar”, tha ai.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, pohoi se në muajin dhjetor ky segment do jetë rehabilituar, ndërsa shtoi se vlera e pronës në këtë zonë do rritet.

“Përfundojnë në tetor tunelet dhe në dhjetor edhe gjelbërim sipër për ta kthyer atë nyje nga një nyje problematike në një nyje mundësish, sepse, dhe vë bast këtu se do jetë zona ku do kërcejë më shumë vlera e pronës dhe nga një “bela do kthehet në një bekim””, shtoi Veliaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021