Erion Veliaj: Kam 6 vite që kërkoj debat me Lulzim Bashën për bilancin e Bashkisë së Tiranës
I ftuar në studion e “Ilva Now”, Erion Veliaj deklaroi se ka 6 vite që po përpiqet të bëjë një debat me Lulzim Bashën, për të bërë bilancet e Bashkisë së Tiranës.
“Unë kam 6 vite që po kërkoj të bëj një debat me Lulzim Bashën për të bërë një bilanc mbi Bashkinë e Tiranës. Kur të dojë”, u shpreh z. Veliaj.
Kryebashkiaku tha se kur ishte Lulzim Basha kryebashkiak, në Tiranë nuk u bë ndonjë punë e konsiderueshme, ndërsa personat që nuk punuan u pasuruan vetvetiu gjatë viteve të fundit ku Bashkinë e Tiranës e kishte PS, me Erion Veliajn në krye.
“Më thoni një shkollë në Tiranë, një punë publike që shkoi deri në fund dhe një moment që punoi sahati i Tiranës, dhe në momentin që ti nuk bën dot gjëra të vogla. Edhe kundërshtari më i madh vetëm duke ndenjur në shtëpi është bërë më i pasur sepse qyteti është më i pastër dhe ka më shumë infrastrukturë”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës.
Lexoni gjithashtu:
Kush e thyen hersin në Tiranë? Erion Veliaj zbulon emrat që dalin nga sondazhet
Erion Veliaj u përgjigjet akuzave për pastrim parash në sektorin e ndërtimit
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:44 Skandali Epstein, Departamentit të Drejtësisë i vendoset afat kohor për publikimin e plotë të dosjeve
- 12:41 Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
- 12:36 “Do luftojmë me thonjtë tanë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza
- 12:34 Japonia premton 15 milionë dollarë ndihmë për Iranin, Libanin dhe Bregun Perëndimor
- 12:30 Irani: Kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit nuk mund të garantohet pa koordinim me Teheranin
- 12:25 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al