Erion Veliaj kërkon qartësi nga KQZ për rregullin e ndalimit të inspektimeve dhe përurimeve

7 Janar 2021 | 14:59

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve qartësi për sa i përket rregullit për të ndaluar përurimet apo dhe inspektimet e investimeve publike.

Nga Farka, ku mori pjesë në dorëzimin e shtëpive të reja për familjet Mema dhe Balla, Veliaj tha se vendimi i KQZ-së është shoqëruar “me kakofoni” duke ngjallur shqetësim për veprimtarinë e punës.

“Ajo që po ndodh me kakofoninë e një vendimi të KQZ-së është shqetësuese […] ky vendim i lejoka pasanikët të marrin katër vila në vit pandemie dhe tërmeti, por nuk lejon që t’u jepet çelësi i shtëpisë familjeve që u prekën nga tërmeti. Kjo s’ka logjikë! Ligji është një për të gjithë,” – u shpreh Veliaj.

Sipas Veliajt është detyrë e kryetarit të bashkisë të kujdeset për ecurinë e punës dhe investimeve publike duke mos përjashtuar këtu edhe rastet e parashikuara nga programi i rindërtimit.

“KQZ-ja s’mund të jetë tryezë analistësh, por duhet t’i bëjë të qarta rregullat. […] Si mund t’i thuhet dikujt mos puno 4 muaj?! Është detyrë e kryetarit të bashkisë të inspektojë punimet, të mbarojë procesin e rindërtimit. Është detyrë e kryetarit të bashkisë të bëjë shkolla, të mbjellë pemë! Nuk mund të thuhet se meqë njëri nuk di të luajë, të mos luajë askush tjetër,” – theksoi Veliaj duke kërkuar seriozitet nga Komisioni. 

“Është shumë e rëndësishme që të kalojmë nga një KQZ që bën analistin, në një institucion serioz, që nuk bën analiza që kalojnë mbi ligjin. Ka ligj për pushtetin vendor. Ka ligj mënyra se si funksionojmë. Ka ligj që kërkon që t’i bëjmë këto punë,” – u shpreh më tej kryetari i Bashkisë.

Prej javës së fundit të muajit dhjetor KQZ u ka ndaluar zyrtarëve politikë si kryeministrit, ministrave, deputetëve apo kryetarëve të bashkive të marrin pjesë në aktivitete ku inspektohen apo përurohen investime publike. Ky rregull u vendos pas propozimit të opozitës dhe ato ndëshkohen me gjoba deri te procedimet penale.

Në shtator 2020, kryetari i Bashkisë Tiranë, Veliaj, u caktua të jetë një nga tre drejtuesit e shtabit elektoral të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në këtë shtab për kryeqytetin janë edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali dhe deputeti Ervin Bushati.

Lexoni gjithashtu:

Aktivitetet e ndaluara gjatë fushatës, KQZ publikon 5 kallëzimet, 3 për qeverinë dhe 2 për Bashkinë Tiranë

Nga 24 dhjetori do të ndalohet ”prerja e shiritave” për fushatë elektorale

Aktivitetet e ndaluara nga KQZ, Braho: Dënimi mund të jetë dhe me burg

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026