Erion Veliaj: Në të gjithë Shqipërinë janë më shumë se 72 mandate
“Ka qenë një ditë e gjatë, e bukur dhe mezi pres që ta çojmë deri në fund. Lajm i parë i mirë që morëm, është që Exit Poll-et na kanë nxjerrë fitues. Lajmi i dytë më i mirë është se projeksionet tona në të gjithë Shqipërinë janë më shumë se 72 mandate. Do duhet të presim me shumë durim procesin e numërimit”, tha ai.
Nga selia e Partisë Socialiste, z. Veliaj tha se është shumë e rëndësishëm të pritet numërimi i votave, ndërsa e la të hapur bashkëpunimin me kundërshtarët politikë në interes të zhvillimit të Shqipërisë.
“Vota është një kontratë e shenjtë dhe vota duhet respektuar me respekt të madh. Fakti që të gjitha sondazhet nxjerrin PS forcën fituese me 71-72 mandate duhet ta respektojmë këtë proces deri në fund, dhe nesër kur të kemi të qartë mandatet ekzakte të kemi mundësi të falënderojmë të gjitha ata që punuan dhe të kemi mundësinë t’i shtrijmë dorën edhe kundërshtarëve tanë për të filluar një rrugëtim të ri për Shqipërinë tonë”, tha ai.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 09:05 SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës
- 09:03 OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme
- 08:58 Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale