Erion Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

11 Shtator 2025 | 15:41

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë, kundër masës së sigurisë “arrest me burg”.

Gjithashtu, një ditë pasi dosja penale ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u referua në gjykatë, është hedhur shorti për gjyqtaren që do të shqyrtojë çështjen në seancën paraprake.

Etleva Deda është përzgjedhur për të vendosur nëse dosja ndaj Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe 28 të pandehurve të tjerë përfshirë individë dhe subjekte juridike do të kalojë për gjykim.

Kryebashkiaku i Tiranës, është arrestuar më 10 shkurt 2025 nga SPAK për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë

Një 43-vjeçar afgan është vënë në pranga nga policia e Vlorës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai kishte kishte organizuar futjen në mënyrë të...
12:31 | 18/07/2026

Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas

Edhe gjatë këtij sezoni turistik, Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, megjithëse më herët ishte përfolur se tarifa do të niste të aplikohej...
12:11 | 18/07/2026

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja është vënë në pranga nga policia në Malësinë e Madhe. Mësohet se në pranga është vënë...
11:40 | 18/07/2026