Erl Murati: Basha ka marrë një vendim të rrezikshëm për veten

29 Shtator 2021 | 22:03

Kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare”, Erl Murati thotë se Lulzim Basha nuk e ka përjashtuar e Berishën nga grupi parlamentar për ambicie personale.

Sipas tij, lideri demokrat është i bindur se vendimi i tij për përjashtimin e Berishës është “veprim i rrezikshëm”.

“Unë besoj se ai ka ndërmarrë një veprim të rrezikshëm për veten dhe është i ndërgjegjshëm për këtë. Nga ana tjetër, Basha u zgjodh mbi 80% të votave të anëtarësisë dhe Berisha nuk tha asnjë fjalë”, tha ai.

Ai shprehet më tej se Lulzim Basha, kishte shansin të bëhej kryetari i përjetshëm i Partisë Demokratike nëse do refuzonte kërkesën e amerikanëve për çështjen Berisha.

Gazetari shprehet se etiketimet si “tradhtar” për kryetarin e PD-së janë të tepruara pasi ata bashkëpunojnë që nga viti 2005.

“Dëgjova se z. Berisha në mënyrë të përsëritur ditët e fundit e ka quajtur tradhtar z. Basha. Tani, kur u bë tradhtar? Ai është bashkëpunëtor që nga viti 2005 dhe dinë shumë gjëra për njëri tjetrin”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026