Erling Haaland bëhet lojtari më i shtrenjtë në botën e futbollit

25 Tetor 2024 | 14:15

Performanca e tij në fushë është e jashtëzakonshme, një makineri golash për The Citizens; bëhet fjalë për Erling Haaland, i cili, sipas Transfermarkt, vlen më shumë se të gjithë. Norvegjezi qëndron në krye të piramidës së Evropës sa i përket vlerës si futbollist, e cila përllogaritet në 200 milionë euro. Në rinovimin e fundit të statistikave, performancës së lojtarëve, por dhe vlerave të tyre, nordiku renditet i pari, duke parakaluar Bellingham, që renditet i treti, ndërsa në vendin e dytë është braziliani Vinicius Junior.

Kujtojmë se muaj më parë, lojtari që vlerësohej më së tepërmi në botën e futbollit ishte mesfushori britanik i Realit të Madridit, por vlera e tij ka rënë ndjeshëm. Mbappé qëndron në vendin e katërt, ndërsa surprizë mund të konsiderohet ndjekësi më i afërt i tij, Lamine Yamal. Ylli blaugran vlen sot 150 milionë euro, po aq sa Foden i vendit të gjashtë.

Më tej vijnë lojtarë si Saka, Wirtz, Musiala e Valverde. Rënie të ndjeshme kanë dyshja Messi-Ronaldo, që tani, siç dihet, janë në fundin e karrierës, me argjentinasin që vlen 25 milionë euro, ndërsa luzitani 15 milionë euro. Ditët në vijim pritet të konfirmohet dhe fituesi i Topit të Artë, ku pretendent kryesor është braziliani Vini Jr.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026