Ermal Meta emocionon me këngën e re në Sanremo, i dedikohet fëmijëve në Gaza

25 Shkurt 2026 | 14:56

I frymëzuar nga një vajzë e vogël nga Gaza dhe nga një ninullë për të bijën, Ermal Meta ngjiti mbrëmë skenën e Festivalit të Sanremos 2026 me këngën “Stella Stellina”.

“Stella Stellina” është një këngë dedikuar të gjithë fëmijëve që vuajnë pasojat e luftës. Melodia e saj e ëmbël krijon një kontrast të fortë me ashpërsinë e temës që trajton.

Një detaj që ra në sy gjatë performancës ishte emri ‘Amal’ i qënndisur në jakën e këmishës së artistit.

Ky emër nuk i referohet vetëm një vajze të veçantë, por simbolizon të gjitha viktimat e pafajshme të Gazës.

Në rrjetet sociale, Meta shpjegon se protagonistja e këngës është një vajzë e vogël pa emër të caktuar.

“Protagonistja e ‘Stella Stellina’ është një vajzë e vogël pa emër, por ndoshta i ka të gjithë emrat.

Aysha, Amal, Layla, Nour, Hind, kujt i intereson, ndoshta asgjë, ndoshta gjithçka. Bija të askujt, bija të të gjithëve”.

Ky nuk është rasti i parë që Meta trajton çështje të ndjeshme përmes muzikës së tij.

Pas këngës “Vietato morire”, kushtuar dhunës në familje, dhe fitores në Sanremo 2018 bashkë me Fabrizio Moros me “Non mi avete fatto niente”, ai rikthehet me një këngë që adreson një temë të rëndë dhe aktuale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mashtrimet financiare që e çuan Shqipërinë në prag të luftës së ’97, drama e skemave piramidale në podcastin e Financial Times

Rënia e komunizmit në Shqipëri u shoqërua me shpresa të mëdha për liri, mirëqenie dhe integrim në botën perëndimore. Por tranzicioni i shpejtë drejt ekonomisë...
16:09 | 18/06/2026

Vëllezërit Coen të kinemasë botërore do të nderohen me Çmimin Lumière 2026

Dy nga emrat më të shquar të kinemasë botërore, Joel Coen dhe Ethan Coen, do të nderohen me Çmimin Lumière në edicionin e 18-të të...
14:21 | 18/06/2026

Hapet në Paris biblioteka lundruese me mbi 5,000 libra që mund të merren pa kthim

Një bibliotekë lundruese unike ka hedhur spirancën në një nga vendet më të njohura të kryeqytetit francez, pranë Katedrales Notre-Dame Cathedral. Anija-bibliotekë, e quajtur Nanna,...
14:16 | 18/06/2026