Ermal Meta shpjegon paradoksin e këngës “Stella Stellina”

28 Shkurt 2026 | 16:56

Në një konferencë për shtyp, kantautori shqiptar Ermal Meta ka shpjeguar mesazhin pas këngës “Stella Stellina”, me të cilën garon në Sanremo Music Festival.

Ai tha se kënga, e cila u dedikohet fëmijëve në Gaza, është ndërtuar në një formë të qëllimshme.

Meta e cilëson një heshtje të imponuar faktin që, sipas tij, fjalët Gaza dhe Palestinë nuk thuhen, sikur të ishin blasfemi, kur nuk janë të tilla.

“Heshtja është problemi i madh i së tashmes. Kjo këngë, ndoshta e keni vënë re, mbart me vete një paradoks, paradoksin në të cilin jetojmë sot. Nëse nuk e dëgjon tekstin, të vjen edhe për të kërcyer, por nuk është rastësi, është bërë enkas kështu; pastaj dëgjon tekstin dhe ajo që po dëgjon të ndalon për një çast. E dëgjon me vëmendje dhe ndalesh pak, pastaj e harron dhe rifillon të kërcesh. I ngjan pak ‘scrolling’ të realitetit tonë, asaj që bëjmë çdo ditë. Sot të rriturit bëjnë shumë më tepër zhurmë se fëmijët dhe kjo është gjëja që mua më duket shqetësuese. Mbi të gjitha është një heshtje që ia imponojmë vetes; disa gjëra nuk mund të thuhen, nuk mund të thuhet Gaza, nuk mund të thuhet Palestinë, sikur të ishte një blasfemi. Fakti që nuk mund të thuhen është blasfemi; blasfemia nuk është kjo, blasfemi është krejt tjetër gjë, është fakti që ato fshihen”, thotë Meta.

Kënga e tij është renditur në pesëshen më të mirë në Sanremo, ndërsa të shtunën mbahet nata finale.

Ndërkohë, Adriano Celentano i ka shprehur mbështetjen këngëtarit shqiptar, duke e vlerësuar këngën si fituese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Itali, polici italian humb jetën gjatë aksionit për kapjen e dy shqiptarëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano, ku një efektiv i Policisë Lokale, Francesco Imprezzabile (39 vjeç), ka humbur jetën gjatë një ndjekjeje policore...
13:57 | 23/06/2026

Qindra miliarda të shpenzuara për armë, pse po armatoset Greqia?

Gjatë tri dekadave të fundit, Greqia ka investuar shuma gjigante në sektorin e mbrojtjes, duke shpenzuar rreth 170-200 miliardë euro për forcat e saj të...
12:46 | 23/06/2026

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Tetë vjet pas hyrjes në fuqi të standardeve për kontrollin e ndotjes së ajrit sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë, emetimet e ndotjes në Kosovë,...
12:32 | 23/06/2026