Ermonela Jaho nderohet me çmimin “Artistja më e mirë e huaj” në Spanjë
Ermonela Jaho, artistja që ngre peshë zemrat tona duke na bërë krenarë në çdo interpretim të saj, ka marrë një tjetër vlerësim të merituar.
Më 22 tetor në Madrid, ajo u nderua me çmimin “Artistja më e mirë e huaj” për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në Lirikë dhe Kulturë në Spanjë.
Çmimi i është dorëzuar nga ministri i Drejtësisë për kontributin e saj në lirikën spanjolle.
Sopranoja shqiptare është vlerësuar dhe duartrokitur, jo pak herë për zërin e saj.
Ermonela Jaho është një ndër talentet më të njohura shqiptare në botë.
Ajo, falë përkushtimit dhe talentit të saj, është kthyer në një ndër artistet më të vlerësuara në operat ku ka performuar.
Jaho lindi në Tiranë, në vitin 1974. U largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skenë, përkrah artistëve të huaj.
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse
- 22:09 “PD u shkërmoq nga protesta”, Bido: Partinë Socialiste nuk e ka dëmtuar
- 21:59 “Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 21:45 Publikohen formacionet e ndeshjes Franca – Maroku, ka mungesa
- 21:37 Video e punonjësve të saj në Sarandë, reagon AMP: Janë pezulluar përkohësisht dhe ka nisur procedimi disiplinor