Erozioni në Pogradec, dy familje jetojnë me frikën se do u shemben shtëpitë
Mungesa e një muri mbajtës rrezikon disa banesa në një lagje periferike në qytetin e Pogradecit. Me të rrezikuarat janë banesat e dy familjeve, njëra prej të cilave përbëhet nga 9 anëtarë.
Njëri prej kryefamiljarëve, Xheladin Zyberi tregon se për të shpëtuar shtëpinë nga shembja ka qenë i detyruar të ngrejë me lek borxh një pjesë të murit por shtëpia e tij rrezikohet përsëri, ndaj apelon për ndihmë.
“E bëra vet murin, e bëra vet me borxhe se vija çdo ditë e s’ma qanin hallin. I sëmurë sa jam shtruar në spital, jam shtruar 5-6 herë, ku është kryetari, nuk është. Do e bëjmë thoshin dhe asgjë, me përcillnin. Vija tërë beharin, shtëpia po më binte, mora usta e bëra një copë. Por do me bjerë tjetër se nuk është në themel”,-tha Xheladin Zyberi, banor i Pogradecit.
Shtëpia tjetër i përket Vasilika Kovaçit. Ajo së bashku me familjen jeton në kushte të vështira ekonomike. Përpos këtij fakti, edhe shtëpia rrezikohet të shembet nga erozioni.
“Unë jam 9 veta këtu, jem të rrezikuar, e shihni vet gjendjen këtu. Kanë ardhur nga bashkia e asgjë nuk kanë bërë. Duhen marra masa, mua herën e parë desh me zuri fëmijët muri, shyqyr Zoti nuk pata probleme. Jemi shumë të rrezikuar, prandaj të vëre dikush dorën për këta fëmijë”,- tha Vasilika Kovaçi, banore e Pogradecit.
Të kontaktuar bashkia e Pogradecit shprehet se do të merren masa të menjëhershme për ndërtimin e një muri mbrojtës qe përfshin gjithë banesat që rrezikohen nga erozioni në “Përroin e Çaprazit”, edhe në kushte kur te gjitha këto ndërtime janë pa leje dhe në zonë informale.
LEXONI GJITHASHTU:
Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)
- 21:33 Reputacioni i Monakos si një nga vendet më të sigurta tronditet nga sulmi me bombë ndaj oligarkut ukrainas
- 21:32 Ish-lojtari olimpik amerikan akuzohet për dëmtim të Pishinës Reflektuese
- 20:49 Rama reagon sërish për protestën: Dhuna fizike, e vetmja gjë që mund të prodhojë “korja e zezë”
- 20:45 Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë
- 20:31 Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok
- 20:13 Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro