Ervin Karamuça: Ka ardhur koha për ndryshim kapilar të policisë së shtetit
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuça e konsideron të domosdoshme ndryshimin në polici në mënyrë që ajo t’i bëjë ballë grupeve kriminale.
Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Karamuça tha se në policinë shqiptare duhen krijuar struktura të pavarura si për shembull Byroja Kombëtare Kundër Drogës. Ai shtoi se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm duhet të jetë medoemos më vete jashtë varësisë së ministrisë së Brendshme.
“Ka ardhur koha që, për shkak të raporteve ndërkombëtare alarmante që po vijnë në drejtim të Shqipërisë, ne duhet të krijojmë Byronë Kombëtare Kundër Drogës, nuk e bën dot më policia, nuk e bën dot një seksion i drejtorive rajonale luftën kundër drogës në Shqipëri, jo, po vijnë tonelata [drogë], duhet të koordinohemi ndryshe,” – theksoi Karamuça duke këmbëngulur që kjo strukturë duhet të jetë e pavarur.
Karamuça e përshkroi situatën aktuale në polici si të çoroditur dhe pa plan apo strategji afatgjate për të luftuar krimin. Sipas tij Drejtori i Policisë dhe strukturat vendore janë nën ethet e ndryshimeve që ndodhin pas çdo fillim-mandati qeverisës dhe kjo është në dëm të rendit publik.
“Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm e kemi nën varësinë e ministrit të Brendshëm, partnerët ndërkombëtarë thonë jo, nxirreni institucion të pavarur të mos ketë as varësi nga ministria e Brendshme, të hetojë në mënyrë objektive policinë,” – vijoi Karamuça propozimet e tij.
Komentet eksperti i kriminalistikës i bëri gjatë një debati televiziv ku u diskutua situata e rendit pas vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun