Salianji: PD nuk vjen në pushtet nëse nuk ka partneritet të mirë me SHBA

20 Tetor 2021 | 21:33

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha gjatë emisionit Now në Euronews Albania se PD dhe asnjë parti tjetër, nëse nuk ka partneritet të mirë me SHBA nuk mund të vijë në pushtet.

Sipas tij diskutimet që po ndodhin brenda PD janë ato që kanë ndodhur brenda çdo partie politike pas një humbjeje dhe nuk kanë lidhje me jetën parlamentare.

Ai tha se një pjesë e funksionarëve apo ish-funksionarëve të PD kanë nxitur vendimmarrje të gabuara për PD, siç është lënia e mandateve, duke iu referuar këtu ish-kryeministrit Sali Berisha.

Përjashtimi i tij nga grupi i PD, tha Salianji është i përkohshëm derisa të sqarojë pozitën e vet në gjyqin që ka nisur me DASH dhe i shërben marrëdhënieve të mira me SHBA.

Ai e cilësoi të pavend gjuhën e përdorur nga ish-kryeministri gjatë takimeve me mbështetës të tij, çka sipas Salianjit tregon të kundërtën e asaj që ai pretendon; bashkimin e PD.

“Gjithë diskutimet duhet të bëhen si të përmirësohet PD, Basha ka marrë një mandat 4-vjeçar në qershor. Unë shoh se kush po bën luftë dhe kush po rri në vetëpërmbajtje, bashkimi nuk vjen duke e tejkaluar me gjuhën. Në të gjitha rastet nuk ka përjashtim në PD, e ka thënë përfaqësuesja e SHBA, a do PD të ketë një marrëdhënie të qëndrueshme me SHBA? PD ka në qendër vokacionin perëndimor, dhe nuk ka vend me vokacion më perëndimor se SHBA”, tha Salianji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026