Ervis Martinaj mund të jetë nxjerrë në pritë nga një femër, thotë Klodiana Lala

26 Shtator 2022 | 13:36

Gazetarja, Klodiana Lala deklaroi se dosjen e Prokurorisë, lidhur me çështjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, thuhet se ai mund të jetë nxjerrë në pritë nga një femër.

Për “Euronews Albania”, Lala tha se në shumë raste, pas eleminimit, rrëmbimit apo zhdukjes së bosëve të krimit, qëndron gjithmonë një femër.

“Në dosjen e Prokurorisë ka një detaj që është anashkaluar. Mund të jetë nxjerrë në pritë Ervis Martinaj, nga një femër në proces verifikimi. Unë jam në vitin tim të 19 të punës dhe në të gjitha rastet kur janë vrarë bosët e krimit, kur janë rrëmbyer apo arrestuar, prapa tyre ka pasur gjithmonë një femër. Ervis Martinaj, para se të deklarohej i zhdukur, ishte nën shoqërinë e një femre të njohur.

Janë dy lloj kategorish që bosët e krimit mbajnë pranë vetes. Nga njëra anë janë femrat besnike, që dinë gjithçka për ta, por nuk flasin, bëjnë burgun, mund të pranojnë edhe të vriten. Femrat e dyta, janë ato që i konsiderojnë si eskorta”, theksoi Lala.

Prej më shumë se 40 ditësh, mbreti i lojërave të fatit, Vis Martinaj është zhdukur.

Zhdukja e tij ka vënë në lëvizje jo vetëm institucionet e drejtësisë, por edhe politikën.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt do kemi një përgjigje për fatin e tij, ndërsa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se Rama e di ku ndodhet mbreti i lojërave të fatit dhe akuzoi prokurorinë se nuk po vepron.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna

Ish prokurori, Ervin Karanxha, i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euroneës Albania, ka folur lidhur me rezervat e tij mbi...
22:33 | 22/07/2026

Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë

Gazetarja Anduena Llabani ka folur në “Now” lidhur me vjedhjen në Postën e Durrësit dhe hetimet që janë hapur për ish-drejtoreshën e saj. Llabani thekson...
22:05 | 22/07/2026

Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati, ka sjellë detaje të reja lidhur me plagosjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së hënës në Elbasan. Sipas...
21:58 | 22/07/2026