‘Është koha për ndryshim’, Basha në Shkodër: Pandemia nxori në pah krizën e thellë ekonomike nga keqqeverisja
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Shkodër ku vëmendjen e pati në takimet e tij tek biznesi dhe kriza ekonomike që sipas tij janë krijuar nga keqqeverisja.
Në një takim me një grup sipërmarrësish të vegjël, kryetari Basha vlerësoi vendimin e kryetares së bashkisë, Voltana Ademi për lehtësimin e barrës fiskale ndaj bizneseve gjatë pandemisë.
“Falënderoj kryetaren e Bashkisë për lehtësimet fiskale ndaj biznesit gjatë pandemisë por dënoj pengimin e lehtësirave nga Këshilli Bashkiak Shkodër. Ulja e taksave, lehtësirat, mënyra e drejtë për të reaguar në pandemi. Ekonomia ka 7 vite në krizë, por pandemia vetëm sa e rëndoi gjendjen.
Sot ka dalë një studim se 4900 biznese janë mbyllur dhe Shkodra ishte një ndër zonat e prekura. Falimentimi i bizneseve është vetëm nga neglizhenca e qeverisë.
Jam ndjerë i zhgënjyer nga mos-tejkalimi i ndasive politike në Këshillin Bashkiak në një situatë të tillë. Pengimi i vendimit të bashkisë për lehtësimin fiskal të biznesit, nga frika se modeli i Bashkisë së Shkodrës do t’i nxirrte zbuluar”, – tha Basha.
Gjatë bisedës përfaqësuesit e biznesit ngritën një seri shqetësimesh për të cilat ata thonë se s’kanë marrë asnjë lloj zgjidhje nga qeveria në këtë kohë pandemie.
“Kam marrë 3 rroga gjatë pandemisë, por shteti m’i morri të gjitha me siguracione dhe taksa”, – u shpreh një prej përfaqësuesve të biznesit artizanal në Shkodër.
Një tjetër shqetësim i biznesit është rënia e tregut si pasojë e rënies së konsumit, gjë që sipas tyre po çon bizneset në falimentim.
“Me rënien e pandemisë ne nuk kemi pasur treg. Nuk kemi pasur asnjë mbështetje nga shteti. Kam filluar të largoj punonjës se më ka rënë xhiroja 50%. Ikje përditë ka. Fuqinë punëtore e kemi shumë të pakët se ikin njerëzit jashtë”, – u shpreh një prej përfaqësuesve të agrobiznesit.
“Është shumë konfuze situata saqë njerëzit nuk e dinë se çfarë është duke u bërë. Por kjo pandemia i ka nxjerr në pah të gjitha problemet në Shkodër. Çdo biznes është në vuajtje të thellë”, – u shpreh një tjetër sipërmarrëse.
Kryetari Basha gjatë bashkëbisedimit deklaroi se kjo pandemi vetëm sa nxori në pah krizën e thellë ekonomike nga keqqeverisja 7-vjeçare, prandaj ai tha se tani është koha për një ndryshim të madh.
“Taksa e sheshtë 9%, ulja e çmimit të karburantit, sigurimeve shoqërore, rrit fitimet e biznesit”, – u shpreh Basha duke shpalosur edhe shtyllat e programit të PD për biznesin.
“Programi ynë synon të ndërtojë rregulla të qarta, të zbatueshme dhe burokraci minimale. Taksa e sheshtë është një mënyrë për të shmangur abuzimet ndërkohë që dixhitalizimi largon taksidarët nga dera e biznesit. Inspektorët nuk mund të rrinë në derë të biznesit”, përfundoi ai.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta