“Është tragjedi”- Putin: Duhet të mendojmë se si ta ndalojmë luftën në Ukrainë

22 Nëntor 2023 | 18:12

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është shprehur se duhet të mendojnë se si të ndalojnë luftën në Ukrainë.

Sipas mediave të huaja, komentet Putin i bëri në samitin e G20, ku tha se lufta në Ukrainë është një tragjedi.

Ai tha se Rusia është e gatshme për bisedime, por fajësoi edhe një herë Ukrainën për mos vazhdimin e negociatave.

Putin tha se ekziston një ligj në Ukrainë që ndalon bisedimet me Rusinë.

Të dy palët u angazhuan më parë në negociata, por pak përparim u arrit pasi Rusia ka refuzuar të heqë dorë nga territori që ka marrë në Ukrainë, ndërsa Kievi dëshiron të kthehet e gjithë toka e tij.

Që atëherë, Putin ka pohuar vazhdimisht se është gati për bisedime – por analistët besojnë se ai në fakt nuk ka gjasa ta bëjë këtë deri në rezultatin e zgjedhjeve në SHBA.

Kjo për shkak se zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 mund të ndikojnë në mbështetjen perëndimore për Ukrainën, me Donald Trump, i cili ka qenë shumë kritik për ofrimin e mbështetjes për Kievin, që pritet gjerësisht të fitojë nominimin republikan.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kompania spanjolle anulon 320 shërbime me trena, mijëra udhëtarë në vështirësi për shkak të një greve

Java ka nisur me vështirësi për mijëra udhëtarë në Spanjë, pasi kompania hekurudhore Renfe ka anuluar 320 shërbime hekurudhore këtë të hënë, më 29 qershor,...
11:00 | 29/06/2026

Komisionerët evropianë do vizitojnë Turqinë përpara samitit të NATO-s

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, së bashku me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, dhe Komisionerin Evropian për Punë të Brendshme...
10:42 | 29/06/2026

Kina ofron imazhe satelitore Venezuelës nga tërmeti, do ndihmojë me 14.7 milionë dollarësh

Kina ka premtuar ndihmë emergjente me vlerë 100 milionë juanë (rreth 14.7 milionë dollarë) për të mbështetur reagimin e Venezuelës ndaj një tërmeti shkatërrues, ndërkohë...
10:39 | 29/06/2026