Estonia fillon patrullimet detare për të mbrojtur kabllon e energjisë nga Finlanda
Estonia ka filluar patrullimet detare për të mbrojtur një kabllo që furnizon me energji elektrike nga Finlanda pas sabotimit të dyshuar të një tjetër në ditën e Krishtlindjes, tha ministri estonez i mbrojtjes, Hanno Pevkur.
“Ne kemi vendosur të dërgojmë marinën tonë pranë Estlink 1 për të mbrojtur dhe siguruar lidhjen tonë të energjisë me Finlandën,” postoi Pevkur në rrjetin social X.
Kablloja nëndetëse Estlink 2 u shkëput nga rrjeti të mërkurën , pak më shumë se një muaj pasi dy kabllo të telekomunikacionit u shkëputën në ujërat territoriale suedeze në Detin Baltik.
Autoritetet finlandeze thanë të enjten se po hetonin një cisternë nafte që lundroi nga një port rus në lidhje me “sabotimin” e dyshuar.
Anija Eagle S, e cila fluturon nën flamurin e Ishujve Kuk në Paqësorin Jugor, ishte rrugës për në Port Said në Egjipt.
Drejtori i përgjithshëm i doganave finlandeze, Sami Rakshit ka thënë se për momentin supozohet se bëhet fjalë për një anije të flotës hije dhe ngarkesa ishte benzinë pa plumb e ngarkuar në një port rus
Flota hije i referohet anijeve që transportojnë produkte të papërpunuara dhe nafte ruse që janë embargo si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës.
Policia dyshon se spiranca e cisternës së naftës mund të ketë dëmtuar kabllon e rrymës
Gjithashtu ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, tha një ditgë më parë se: “Dëmtimet në infrastrukturën kritike nënujore janë bërë aq të shpeshta sa është e vështirë të besohet se janë aksidente ose thjesht manovra të këqija detare”.
Zvarritja e një spirance në fund të detit vështirë se mund të konsiderohet një aksident, shtoi Tsahkna.
LEXONI GJITHASHTU:
Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 07:21 Dhunohet një efektiv i Policisë Rrugore në Shkodër, autorët në kërkim
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë