Estonia kërkon presionin më të fortë ndaj Rusisë pas sulmeve në Kiev
Ministri i Jashtëm i Estonisë, Margus Tsahkna, ka kritikuar ashpër Rusinë për vazhdimin e një “fushate për të terrorizuar ukrainasit, për të shtypur shpresën e tyre dhe për të thyer qëndrueshmërinë e tyre” pas valës së fundit të sulmeve “shkatërruese” gjatë natës në Kiev.
Sulmi rus në kryeqytetin ukrainas, Kiev, vrau të paktën dy persona dhe plagosi 15 të tjerë.
“Si përgjigje, agresori duhet të përballet me presionin më të fortë të mundshëm, ndërsa mbështetja për viktimën duhet vetëm të intensifikohet”, tha Tsahkna në një postim në X.
Ndërkohë, Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Andrii Sybiha, reagoi gjithashtu ndaj sulmeve ruse, duke shkruar në X:
‘Një natë e vështirë në Ukrainë, veçanërisht në Kiev. Rusia qëlloi dhjetëra raketa kruiz dhe balistike dhe mbi 500 dronë në shtëpi të zakonshme, rrjetin energjetik dhe infrastrukturën kritike. Të paktën 2 persona u vranë dhe dy duzina u plagosën, përfshirë një fëmijë. Ndërsa të gjithë po diskutojnë pikat e planeve të paqes, Rusia vazhdon të ndjekë “planin e saj të luftës” me dy pika: të vrasë dhe të shkatërrojë. Është gjithashtu e dukshme se si Putini e përdori përsëri Viktor Orbanin si bashkëpunëtor në terrorin e tij”, ka shkruar ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona