Estonia lejon të rinjtë të aderojnë si grup shoqëror në ushtri
Që prej kësaj vere, ushtria estoneze do të lejojë të rinjtë t’i bashkohen në grup Forcave të Armatosura. Pjesëtarët e grupit do të lejohen të qëndrojnë së bashku, si dhe të stërviten në të njëjtën njësi.
Në këtë mënyrë, rekrutët e rinj do të jenë të rrethuar nga fytyra familjare dhe do ta kenë më të lehtë integrimin në realitetin ushtarak.
“Unë nuk doja të anëtarësohesha i vetëm, por miqtë e mi vendosën të bashkoheshin me mua. Ndaj vesha uniformën dhe erdha bashkë me ta. Kështu është më argëtuese”, u shpreh Rasmus Raamat, rekrut.
Për vite me radhë, Estonia ka lejuar grupet e nxënësve të vijojnë studimet në të njëjtën degë. Tani, ligji është reformuar paksa, për të përfshirë edhe ushtrinë. Këtë korrik, mes 1.900 rekrutëve, janë 29 grupe nxënësish dhe 21 grupe shokësh.
Në vendin baltik, procesi i rekrutimit është me detyrim për të gjithë të rinjtë. Shërbimi ushtarak zgjat nga 8 deri në 11 muaj, në vartësi të specializimit.
LEXONI GJITHASHTU
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet