Ethet afrikane te derrat në Spanjë, dyshime se ka dalë nga një laborator kërkimor
Autoritetet spanjolle që hetojnë shpërthimin e ethes afrikane të derrave në Katalonjë po shqyrtojnë mundësinë që sëmundja të ketë rrjedhur nga një strukturë kërkimore dhe po përqendrohen në pesë laboratorë aty pranë si burime të mundshme.
13 raste të etheve janë konfirmuar te derrat e egër në fshatrat jashtë Barcelonës që nga 28 nëntori, duke lënë në alarm Spanjën për një kërcënim serioz për industrinë e saj të eksportit të mishit të derrit, e cila vlen 8.8 miliardë euro në vit.
Autoritetet rajonale fillimisht besuan se sëmundja mund të ketë filluar të qarkullojë pasi një derr i egër hëngri ushqim të kontaminuar që ishte marrë nga jashtë Spanjës.
Ministria e bujqësisë e Spanjës ka hapur një linjë të re hetimi pasi arriti në përfundimin se lloji i virusit i gjetur te derrat e ngordhur në Katalonjë nuk ishte i njëjtë me atë që raportohet se qarkullon në shtetet e tjera anëtare të BE-së. Sipas një raporti, lloji në fjalë është i ngjashëm me atë të zbuluar në Gjeorgji në vitin 2007.
“Zbulimi i një virusi të ngjashëm me atë që qarkullonte në Gjeorgji nuk përjashton, pra, mundësinë që origjina e tij të jetë në një strukturë biologjike të përmbajtjes”, tha ministria të premten.
Presidenti rajonal i Katalonjës, Salvador Illa tha të shtunën se kishte urdhëruar institutin katalanas të kërkimit agroushqimor të kryente një audit të pesë objekteve brenda një rrezeje prej 20 km nga vendi i shpërthimit që punojnë me virusin e murtajës afrikane të derrave.
Ekspertët e dërguar në 39 fermat e derrave brenda një rrezeje prej 20 km nga zona e prekur nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të sëmundjes tek kafshët atje. Më shumë se 100 personel nga njësia e emergjencave ushtarake të Spanjës janë vendosur gjithashtu në zonë për të punuar së bashku me policinë dhe rojet e kafshëve të egra.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën