Etjen Xhafaj: Fushata ime ka qenë e fokusuar tek PS, s’kam kërkuar votë individuale

23 Prill 2021 | 16:32

Etjen Xhafaj, kandidat i PS në Qarkun e Tiranës thotë se kjo fushatë i ka pozicionuar forcat kryesore politike në pozita ekstreme. Ai akuzoi opozitën se ka tentuar që të “prodhojë kriza” dhe situata më ekstreme që sipas tij ka shënjuar këtë fushatë ishte vrasja në Elbasan.

“Fushata ka treguar ndryshimin drastik, nga një anë kanë vazhduar me prodhimin e krizave dhe kishim ngjarjen në Elbasan që ishte një nga rastet më ekstreme. Besoj se ajo që ka ndodhur katër ditët e fundit i ka shënjuar këto zgjedhje dhe i ka bindur qytetarët se nuk është vetëm vendimi për të shkuar tek kutia por është ndarja mes dy botësh, botës së dhunës dhe botës së punës”, tha ai.

Kandidati i PS në zonën e Kavajës gjatë intervistës për Euronews Albania shtoi se mazhoranca ka dhënë mesazhe paqeje duke u bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive.

Zv. Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë thotë se ka takuar shumë votues dhe mbështetës së PD, madje ka realizuar edhe foto me ta, por me drejtues të fushatës së PD nuk ka pasur kontakt.

“Znj. Duma nuk ka pranuar që takohet por ne nuk jemi marrë gjatë fushatës me atë, as i kemi sharë dhe ofenduar. E kundërta ka ndodhur me ta”, shtoi z. Xhafaj.

I renditur në vendin e 12 në listën e Qarkut të Tiranës, Etjen Xhafaj thotë se ka bërë fushatë për partinë dhe nuk ka kërkuar vota individuale.

“Fushata ime ka qenë e fokusuar tek PS, unë besoj tek projekti i PS për katër vitet e ardhshme dhe besoj se kapiteni ynë Edi Rama do ta çojë Shqipërinë në Evropë. Ne luajmë lojë ekipi, rezultati ynë është i përbashkët të gjithë janë duke ndihmua ekipin”, përfundoi z. Xhafaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026