Euro 2020, Anglia përballë Ukrainës për të diskutuar biletën e fundit gjysmëfinale

3 Korrik 2021 | 18:49

Anglia dhe Ukraina diskutojnë mes tyre biletën e fundit për në gjysmëfinalet e Euro2020. Skuadra e “Tre luanëve” është e vetmja përfaqësuese që nuk ka pësuar gol këtë edicion e në këtë përballje vjen me entuziazëm, pasi në raundin e 1/8-ve eliminoi Gjermaninë, një prej skuadrave të konsideruar si favorite.

Sulmuesi Harry Kane më në fund arriti që të gjente rrugën e rrjetës dhe tashmë te anglezët besojnë se do të marrë rolin e liderit. Përfaqësuesja e Gareth Southgate nuk ka mundur që të prekë gjysmëfinalet që në vitin 1996, kur ai ishte futbollist.

Ukraina nga ana tjetër vjen për herë të parë në fazën çerekfinale, sukses që i ka bërë të ëndërrojnë më tej për të vijuar deri në fund të këtij evropiani.

Të drejtuar nga ish-futbollisti Andriy Shevchenko dhe ish-ndihmëstrajneri i Milanit Mauro Tassotti Ukraina ka ndryshuar rrënjësisht pesë vitet e fundit duke parë dhe shkëlqimin e lojtarëve si Zinchenko, Yarmolenko, Yaremchuk apo dhe Malinovsky.

Në konferencën për shtyp, Shevchenko ka pranuar se ekipi i tij e ka arritur objektivin, duke e cilësuar Anglinë si favorite, por në anën tjetër ka paralajmëruar se do të përpiqet deri në fund për të bërë një surprizë.

Vlen të thuhet se për këtë ndeshje Anglia largohet nga stadiumi i saj, Wembly, dhe luan larg tifozerisë në Romë, me synimin që të rikthehet sërish në gjysmëfinale dhe pse jo në finalen e madhe të cilat luhen gjithashtu në Londër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021