Euro 2020, ecuritë e Italisë dhe Spanjës drejt gjysmëfinales
Gjysmëfinalja e parë e evropianit të futbollit, që luhet mbrëmjen e së martës, premton emocione pasi vë përballë Italinë dhe Spanjën. Më poshtë redaksia e Euronews Albania sjell të përmbledhur ecurinë e të dyja skuadrave.
Ecuria e Italisë
Viti 1968 është viti kur Italia ka arritur të fitojë për të parën dhe të fundit herë trofeun e kampionatit evropian, e thënë ndryshe 53 vite më parë.
Në këtë edicion të evropianit, “Të kaltrit” besojnë më shumë se kurrë se do të jetë vitit i tyre, pasi deri më tani i kanë bërë gjërat mirë. Skuadra e Roberto Mançinit ishte gati perfekte në fazën e grupeve, duke marrë maksimumin e pikëve, ndërsa shënoi 7 gola e nuk pësoi asnjë.
Në fazën me eliminim direkt italianët vuajtën me Austrinë, e cila në 1/8 u dorëzua vetëm pas përfundimit të kohës shtesë, pasi në 90 minutat e rregullta barazoi pa gola. Pavarësisht paraqitjes jo në lartësinë e pritur, 4 herë kampionët e botës bënë gjithçka mirë ndaj Blegjikës në çerekfinale, duke triumfuar në shifrat 2-1, ndaj skuadrës që në renditjen botërore zë vendin e parë.
Në një skuadër ku është e vështirë të përcaktosh se kush është ylli i ekipit, e ku diferencat mes lojtarëve janë të vogla, në Itali janë besimplotë se do arrijnë që nga Londra të kthehen me trofe, duke besuar pikërisht tek forca e grupit.
Spanja do të jetë kundërshtari i radhës për Azurrët, që janë një ndeshje larg finales. Për t’u kujtuar se finalja e fundit e humbur nga italianët është ajo e vitit 2012, pikërisht ndaj spanjollëve, të cilët asokohe fituan trofeun pas suksesit 4-0.
Ecuria e Spanjës
Spanja përballet me Italinë, duke kujtuar suksesin e vitit 2012, ku në finale mundi Italinë me rezultatin 4-0, por shumë gjera kanë ndryshuar nga ajo kohë, duke nisur nga emrat e skuadrës spanjolle. Trajneri Luis Enrique është kritikuar shumë për zgjedhjet e tij, duke preferuar të mos ketë asnjë lojtar nga Real Madrid, por tashmë skuadra ndodhet në gjysmëfinale e rezultatet i japin të drejtë, por të besuarit e tij nuk kanë treguar qëndrueshmëri.
Iberikët u renditën në vendin e dytë në grup, duke parë Suedinë mbi ta. Dy barazime pa gola dhe suksesi 5-0 ndaj Sllovakisë bënë që spanjollët të kalonin më tej.
Në fazën me eliminim direkt, ata kanë shpenzuar shumë energji, pasi në 1/8-at siguruan kualifikimin në kohën shtesë, duke mundur me rezultatin 3-5 Kroacinë, pasi koha e rregullt përfundoi barazim 3-3. Në çerekfinale edhe Zvicra ishte një “kockë e fortë” për spanjollët, të cilët u kualifikuan vetëm pas goditjes së njëmbëdhjetëmetërshave në një mbrëmje mjaft dramatike, ku një pjesë e madhe e lojtarëve të skuadrës zvicerane ishin të pasaktë nga pika e bardhë e kjo shkoi në favor të skuadrës së Enriques.
Pavarësisht se kanë ndryshuar shumë emra që nga vitit 2012, dhe se te Spanja luajnë ende vetëm Jordi Alba e Sergio Busquets, stili i lojës mbetet i njëjtë, me të ashtuquajturën “tiki-taka” që ka si bosht Barcelonën dhe prej vitesh është përcjellë edhe në përfaqësuese.
LEXONI GJITHASHTU:
Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020
Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020
Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta