Euro 2020, Italia kërkon suksesin e radhës ndaj Zvicrës

16 Qershor 2021 | 20:59

Italia do të kërkojë mrekullinë e dhjetë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në kampionatin europian. Për 9 takime me radhë përfaqësuesja “Azurre” ka marrë 9 fitore, duke mos pësuar asnjë gol, ndërsa ka shënuar 28.

Skuadra e drejtuar nga Roberto Mancini do të kërkojë fitoren e dytë në grupin A përballë Zvicrës, pas suksesit 3-0 ndaj Turqisë.

Sa i takon skuadrës që do të zbresë në fushë, Italia duhet të bëjë pa Florenzin, i cili u dëmtua në ndeshjen e fundit.

Skuadra helvete në anën tjetër do provojë të marrë fitoren e parë, pasi ndaj Uellsit nuk morën më shumë se një pikë, pasi barazuan 1-1.

Zvicra në historinë e saj ka marrë vetëm 2 fitore në fazat finale të kampionateve europiane, por janë në një moment mjaft të mirë, pasi kanë vetëm 1 humbje në 15 takimet e fundit.

Shpresat e skuadrës së drejtuar nga Petkoviç janë te Shaqiri dhe Embolo, të cilët do kenë detyrën për të udhëhequr skuadrën drejt një rezultati pozitiv, për të shpresuar kalimin për në fazën tjetër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021