Euro 2020 më i shtrenjti në histori, 30 milionë euro për fituesin, shpenzimet totale mbi 2 miliardë

11 Qershor 2021 | 16:08

Kampionati evropian i futbollit, “Euro 2020” do të jetë kampionati më i kushtueshëm i historisë së futbollit. Në këtë edicion skuadrat pjesëmarrëse do të ndajnë mes tyre plot 331 milionë euro, pra 30 milionë më shumë se në evropianin e “Francë 2016”.

Fillimisht u diskutua për një buxhet prej 371 milionë eurosh, por pandemia ndikoi tek organizatorët, të cilët u detyruan të bënin shkurtime nga buxhetin fillestar.

Fituesi i këtij kompeticioni do të përfitojë 30 milionë euro, ndërkohë që për çdo skuadër pjesëmarrëse UEFA ka përcaktuar një çek prej 9.5 milion eurosh. Por nuk mbaron me kaq.

Një fitore në fazën e grupeve vlen 1 milion euro, ndërsa barazimi vlen 500 mijë euro. Kualifikimi për në fazën me eliminim direkt garanton 1.5 milionë euro, ndërsa kualifikimi në fazën çerekfinale vlen 2.5 milionë euro. UEFA ka vendosur për skuadrat që shkojnë në gjysmëfinale, secila të përfitojë nga 4 milionë euro. Për finalistet janë përcaktuar nga 5 milionë euro.

Shifrat e përcaktuara janë të rëndësishme, por marrëveshjen e vërtetë do të bëjë UEFA. Kapitali i përgjithshëm që do të lëvrohet për këtë kompeticion kap shifrën e 2 miliardë euro, në mënyrë që përfitimet të arrijnë shifrën e 850 milionë euro.

Para të çmuara për futbollin evropian, i cili ka marrë një goditje të fortë në bilancet e përgjithshme për shkak të pandemisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021