Euro 2020 një vit pas pandemisë, COVID-19 mund të rezultojë faktor ndikues te skuadrat

11 Qershor 2021 | 15:41

Për herë të parë në historinë e futbollit evropian, kampionati i përfaqësueseve zhvillohet një vit më vonë nga sa ishte parashikuar. Përveç kësaj ai organizohet në 11 qytete.

Ndryshimi u vendos në vitin 2012 dhe përfshinte edhe zgjerimin nga 16 në 24 skuadra pjesëmarrëse me një total prej 51 ndeshjesh. Ishte pandemia e COVID-19 që e detyroi UEFA-n që të shtynte kampionatin për në vitin 2021.

Gjatë kësaj periudhe shumica e ndeshjeve janë luajtur pa tifozë, ndërsa COVID-19 preku edhe futbollistët. UEFA ka përfituar nga qetësimi i situatës këtë vit për të vendosur që të gjitha ndeshjet në evropian të jenë me një numër të kufizuar tifozësh.

Ndërkohë skuadrat janë zgjeruar në 26 futbollistë, megjithatë vetëm 23 do të lejohen të listohen para çdo ndeshjeje. Si masa paraprake për COVID-19, çdo lojtar që infektohet vihet në izolim, skuadrat testohen dhe kontaktet direkte vihen në karantinë.

Ndeshjet shtyhen deri 48 orë nëse skuadrat e prekura nga COVID-19 nuk kanë minimumin 13 lojtarë në dispozicion dhe me teste negative, pas kësaj nëse nuk rezulton e kundërta takimi shqyrtohet nga Komiteti i Etikës dhe vendoset që skuadra ta humbasë ndeshjen në tavolinë 3-0.

Pikërisht COVID-19 pritet të jetë një faktor shtesë në këtë evropian dhe skuadrat kanë nisur që tani të mendojnë për strategji.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Italia çon trofeun në shtëpi, pritje spektakolare për fituesin e Euro 2020

Italia dërgon trofeun europian në Romë. Pas triumfit në finale me Anglinë në Londër, italianët kanë marrë rrugën për në shtëpi. Të shumtë kanë qenë...
19:10 | 12/07/2021

Vendet europiane mbështesin Italinë përballë Anglisë në finalen e Euro 2020

Anglia dhe Italia janë dy superfuqi në futboll, duke pasur kampionatet më të ndjekura dhe më të dashura për tifozët, por në anën tjetër edhe...
21:02 | 10/07/2021

Anglia kërkon të fitojë trofeun e parë në një kampionat evropian

Për herë të parë në histori, Anglia do të luajë një finale të një kampionatin evropian e fati i ka buzëqeshur britanikëve, që do të...
21:30 | 09/07/2021