EURO 2024/ Italia përballet me Anglinë, masa të forta sigurie
Sonte në mbrëmje në orën 20:45, Italia dhe Anglia do të ndeshen në Napoli për ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Euro 2024.
E gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin ‘Maradona’ , pasi cilësohet si një nga përballjet më të forta.
Dy herë kampionët e Europës duan të lënë pas zhgënjimin e mos kualifikimit në Botëror dhe për këtë trajneri Mancini ka grumbulluar disa lojtarw tw rinj.
Për këtë ndeshje trajneri Mancini ka të padisponueshëm kapitenin Bonucci dhe sulmuesin Chiesa, ndërsa para sfidës është shprehur se ‘Italia duhet të riniset me krenarinë e të qenurit kampione Europe në fuqi’. Mirëpo nga ana tjetër edhe Anglia kërkon trofeun e parë që nga viti 1966 dhe për rrjedhojë do bëjë maksimumin në ndeshjen e parë. Trajneri Southgate premton se në ‘Itali do shkojnë për të fituar’,
Sonte Napoli do të jetë në alarm sigurie. Pas përplasjeve dhe dhunës që shenuan ndeshjen Napoli-Frankfurt në Champions League, vëmendja rreth kësaj sfide është shumë e lartë, për të cilën pritet të vijnë të paktën 2000 tifozë anglezë.
Si pjesë e grupit C sonte luan edhe Maqedoni e Veriut–Maltë.
Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 20:02 Kuçana përplaset me Berishën: PD duhet të lexojë sheshin, “mulizimi” duhet të marrë fund
- 19:40 Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 19:18 Përplasje verbale në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Kuçana çohet dhe kundërshton propozimet e Berishës në sallë! Kreu i PD: Ilirjana qetësohu
- 19:07 LISTA/ Berisha propozon emrat e ekipit drejtues, nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët deri tek drejtuesi i diasporës
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro