Euro nis rënien, shënohet niveli më i ulët që nga dhjetori

25 Mars 2024 | 15:23

Euro e mbyll javën nën 103 lekë, niveli më i ulët që nga dhjetori. agjentët e tregut thonë se ndryshimi i kursit vjen për shkak të turizmit të zgjatur dhe investimeve, të cilat kanë sjellë shtim të valutës në treg.

Euro e mbylli javën duke zbritur poshtë 103 lekëve, rënia më e madhe që nga dhjetori 2023.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me lekun në çmimin e 102.74, duke zbritur 1,8% nga fillimi i vitit dhe 10% nga e njejta periudhë e vitit të kaluar.

Duket se leku me përfundim të sezonit dimëror dhe afrimit të stinës së verës ka nisur forcimin e tij kundrejt euros. Agjentët e tregut i atribojnë trendin prurjeve të mëdha të valutës së huaj në treg, të lidhura kryesisht me turizmin. Të dhënat e fundit e publikuara nga INSTAT mbi strukturat akomoduese sugjeruam dhe një zgjatje të netëqendrimeve dhe hyrjeve të vizitorëve të huaj, edhe në muajt e ftohtë të vitit, duke dëshmuar kështu për një zgjatje të sezonit turistik në Shqipëri përtej ati tradicional.

Gjithashtu edhe interesi i shtuar i investitorëve të huaj, përbën një tjetër faktor që sipas ekspertëve, ka kontribuar në një ekuilibër më të avantazhuar për lekun kundrejt euros.

I njejti trend është ndjekur edhe nga valutat e tjtera, ku dollari amerikan u këmbye të ejnten me 94.12 lekë dhe poundi britanik me 120.2 lekë, vlerat më të ulta që nga fillimi i vitit.

Forcimi i lekut ka ndikuar dhe në mbrojtjen e goditjeve inflacioniste. Gjatë deklaratës së fundit të Këshillit Mbikëqyrës, niveli i inflacionit për muajin që lamë pas ishte 2.6%, jashtë pritshmërive të Bankës së Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko, theksoi se nëse skenari vijon  injejtë, politika monetare do të duhet të aplikoj një ulje të normës së interesit.

Forcimi i Lekut ka qenë sipas Bankës faktor kyç në uljen e inflacionit dhe ka ndihmuar ndjeshëm në ruajtjen e cilësisë portofolit të kredisë në valutë, duke amortizuar rritjen e normave të interesit në euro. Por, nga ana tjetër leku i fortë ka dëmtuar ndjeshëm sektorët eksportues të ekonomisë dhe sidomos atë të fasonerisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrau ish-vjehrrin, ky është autori 35-vjeçar i ngjarjes së rëndë në Roskovec (FOTO)

Personi në foto është autori i ngjarjes së rëndë të regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku ka...
10:27 | 24/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Peqin, furgoni përplas për vdekje 73-vjeçarin në fshatin Përparim

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan–Peqin, në fshatin Përparim. Sipas informacioneve paraprake, një furgon ka përplasur një këmbësor, i cili...
10:27 | 24/07/2026

Riaktivizohet sërish në ditën e tretë zjarri në fshatin Lekas dhe Voskopojë, digjet pylli dhe pishat

Në ditën e tretë, riaktivizohet zjarri mes Lekasit dhe Voskopojës, përfshihet pylli me pisha Zjarri mes fshatit Lekas dhe Voskopojës është riaktivizuar në ditën e...
10:23 | 24/07/2026