Inflacioni zbret në 2.6%| Stabilizohet tregu i ushqimeve, niveli më i ulët nga 2021

8 Mars 2024 | 16:55

Inflacioni, treguesi i ndryshimit të çmimeve ka rënë në 2.6 për qind në shkurt. Ky është niveli më i ulët, që nga tetori 2021, shenjë që tregon se tregjet janë të stabilizuar.

Rritja e çmimeve në shkurt u zbut, teksa inflacioni shënoi 2.6%, rezultati më i ulët që nga muaji tetor 2021, përpara se të fillonte një valë rritje çmimesh, fillimisht si rrjedhojë e problemeve në furnizim që krijoi pandemia dhe më pas nga çrregullimet e tregjeve si rrjedhojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës.

Sipas INSTAT, një vitë më parë ai ishte 7.1% dhe sot ai ka shkuar në ato nivele që i synon edhe Banka e Shqipërisë, për një ecuri të shëndoshë të ekonomisë. Krahasuar me muajin janar çmimet e produkteve të konsumit, janë rritur 0.3% mesatarisht.

Duke parë grupmallrat, argëtimi, mobiljet dhe pijet alkoolike kanë një nivel inflacioni nga 3.7 deri në 4.9 për qind, ndërsa ushqimet kanë rënë në nivelin 2.7%.

Në buxhetin familjeve shqiptare, ushqimet përbëjnë grupmallrat ku shpenzohet pjesa e më e madhe e të ardhurave deri në nivelin 40%.

Një inflacioni nën nivelin 3 për qind, e bën të panevojshëm edhe shtrëngimin e mëtejshëm të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë, e cila gradulisht mund të shkojë tek ulja e normave të interesit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026