Çmimet mbeten të shtrenjta, në dhjetor inflacioni u rrit në 4%: Kryesuan ushqimet
Inflacioni u rrit lehtë në muajin dhjetor, duke prekur nivelin 4%. Të dhënat e INSTAT tregojnë, se ai qëndron mbi nivelin normal për shkak të çmimit të ushqimeve dhe argëtimit.
Pasi ranë nivelin më të ulët vjetor gjatë muajit tetor, inflacioni iu rikthye rritjes së lehtë në muajt nëntor dhe dhjetor.
Instituti i Statistikave llogarit se gjatë dhjetorit, treguesi i ndryshimit të çmimeve u rrit në 4 për qind, nga 3.8 dhe 3.9 përqind që u regjistrua në muajt parardhës.
Ushqimet duket se mbajnë peshën më të madhe në ecurinë e inflacionit me 6.7%, të cilat janë shtrenjtuar edhe për shkak të festave të fundvitit së bashku me pijet alkoolike.
Po ashtu, edhe argëtimi, i cili deri para dy vitesh nuk ka patur ndonje kontribut të fortë në shkallën e inflacionit në dhjetor rezultoi në nivelin 5.4%.
Për të kuptuar trendin e inflacionit dhe shpenzimet e familjeve, për gjithë vitin e kaluar, çmimet u shtrenjtuan mesatarisht me 4.8 përqind në raport me 2022-shin, ndërkohë që niveli optimal do të duhej të ishte 3%.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)