Eurostat: Shqiptarët me të ardhurat më të ulëta në Evropë, por çmime të shtrenjta
Shqipëria është vendi me të ardhurat më të uëlta në Europë, por që shumë produkte i blejnë më shtrenjtë se në vendet me të ardhura të larta.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat mbi indeksin e çmimeve të konsumit, me referencë mesataren e Bashkimit Europian për produktet kryesore të shportës për vendet e BE-së dhe Ballkanit perëndimor kanë nxjerrë në pah disa nga produktet që shqiptarët i blejnë më shtrenjtë.
Pijet alkoolike në Shqipëri kushtojnë 25% më shumë se mesatarja europiane. Alkooli më i shtrenjtë në Europë është në Irlandë, me 60% më shumë se mesatarja Europiane dhe më i liri në Maqedoninë e Veriut dhe Turqi, përkatësisht 33.7% dhe 26.4% e mesatares europiane.
Pajisjet elektroshtëpiake janë gjithashtu të shtrenjta, teksa kushtojnë 22% më shumë sesa mesatarja europiane. Më të lirat në Europë, pajisjet elektroshtëpiake i gjen në Poloni dhe më të shtrenjtat në Islandë.
Edhe një vend bujqësor, Shqipëria, qumështin dhe djathin nuk i ka më aq të lira. Familjet shqiptare i blejnë këto produkte 11.8% më shtrenjtë sesa mesatarja europiane.
Krahas qumështit dhe vajrat e yndyrat janë më të shtrenjta se mesatarja europiane
Për të blerë një palë këpucë, që në Europë kushtojnë mesatarisht 100 euro, në Shqipëri duhen 105.5 euro. Këpucët më të shtrenjta janë në Zvicër dhe më të lirat në Turqi .
Kjo panoramë tregon se çmimet në Shqipëri janë të shtrenjta, por të ardhurat mbeten të ulëta. Të dhënat e fundit të përditësuara të Eurostat tregojnë se të ardhurat për frymë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në Shqipëri janë sa 34% e mesatares së Bashkimit Europian, duke bërë që vendi ynë të renditet i fundit.
Edhe treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të ardhurat sipas fuqisë blerëse, apo mirëqenien e një familjeje e vendos Shqipërinë në fund, së bashku më Bosnjë Hercegovinën, me 41% të mesatares europiane.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal
Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin
- 09:23 Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, presidenti Macron: Mbështetje dhe solidaritet për popullin venezuelian
- 09:18 Ditëlindja e pestë në Kupën e Botës, Messi feston 39-vjetorin e lindjes me shokët e skuadrës së Argjentinës
- 09:13 Lufta në Ukrainë, Trump vlerëson Zelenskyn: Po ia del mjaft mirë, po i reziston luftës me Rusinë
- 09:05 Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?
- 09:05 Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit
- 08:54 Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal