Euro rritet lehtë/ Këmbehet mbi 105 lekë, rriten edhe dollari e paundi

17 Gusht 2023 | 15:42

Euro po fiton terren në kursin e këmbimit me Lekun gjatë kësaj jave dhe është kthyer sipër nivelit të 105 lekëve për herë të parë që nga fundi i muajit korrik.

Monedha europiane po këmbehet në nivelin e 105 lekëve këtë javë, në rritje mbi 1 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Forcimi i Euros ka nxitur në rritje edhe kursin e valutave të tjera. Dollari Amerikan u këmbye me 96.7 lekë, në rritje me 1.65 lekë që nga fundi i javës së kaluar.

Paundi Britanik u këmbye me 122.9 lekë, në rritje me 2.7 lekë që nga fundi i javës së kaluar. Edhe për Paundin, njëlloj si për Euron, bëhet fjalë për vlerën më të lartë që nga data 28 korrik.

Mesazhet dhe ndërhyrjet e Bankës qendrore në tregun valutor, mund të kenë ndikim në rritjen kursit të valutave.

Por, ringritja e lehtë e Euros në kursin e këmbimit mund të shpjegohet pjesërisht me zbutjen e elementit sezonal.

Të dhënat historike tregojnë se gjatë sezonit veror kursi i Euros e arrin nivelin më të ulët në fillimin e muajit gusht, ndërsa në vazhdim ka një tendencë të lehtë të korrektimit në rritje.

Në fund të kësaj jave, Banka e Shqipërisë do të zhvillojë ankandin e dytë të blerjes së valutës për muajin gusht. Shuma e parashikuar për tu blerë në raundin e parë është 5 deri në 9 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026