Eurobasket: Gjermania shpallet kampione, Greqia në vendin e tretë

15 Shtator 2025 | 12:48

Gjermania nuk ka zhgënjyer në finalen e Eurobasket, të cilën e fitoi përballë Turqisë në një duel të luftuar, por dhe emocionues. Një sfidë që tregoi shpirt gare dhe rivalitet, por në fund medalja e arit shkoi për gjermanët që fituan 3 prej periodave të lojës. Turqia e nisi shumë më mirë duelin në krahasim me kundërshtarin, madje duke krijuar një epërsi të lehtë të cilën nuk diti ta ruajë dhe u përmbys.

Perioda e parë u fitua me 2 pikë diferencë nga Gjermania, konkretisht 24-22. Më tej turqit nuk u dorëzuan duke përsëritur minuta të tjera pozitive, ku në periodën e dytë fituan thellë, në shfirat 24-16, duke siguruar dhe avantazhin e përgjithshëm, por që gjërat u vështirësuan më tej, kjo dhe falë disiplinës gjermane.

KËta të fundit më të mobilizuar fituan 26-21 periodën e tretë dhe atë finale në shifrat 22-16, duke i treguar Turqisë, që duele të tilla nuk konsiderohen asnjëherë të përfunduara. Një triumf i jashtëzakonshëm, që konfirmon dhe një herë nivelin e lartë të kombëtares gjermane, që edicionin parardhës fitoi medalje bronzi. Kujtojmë që kjo është medalja e dytë e arit në histori për Gjermaninë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026