Eurobond i ri në 2024| Qeveria kërkon 330 mln € hua, synohet ulja e borxhit publik
Në vitin 2024, qeveria mund të kërkojë eurobondin e radhës. Nevojat janë për rreth 330 mln lekë, para këto që do të shkojnë për uljen e stokut të borxhit publik.
Në vitin 2024 qeveria kërkon të marrë hua 34.5 mld lekë, shumë kjo e cila me kursin e sotëm përkon me 330 mln euro. Kërkesa për huamarrje është parashkruar në projekbuxhet, dhe gjithashtu është diskutuar në komisionet parlamentare nga ministri i Financave, Ervin Mete.
Për të gjetur këto para, qeveria më shumë gjasë do të aplikojë për të marrë eurobondin radhës në tregjet ndërkombëtare, emetim ky që ishte parashikuar për në vitin 2025.
Nevojat e një borxhi të tillë i përgjigjen uljes së deficitit e borxhit, por mund të shkojnë edhe për investime apo politika të brendshme.
Stoku i borxhit po ulet dhe në vitin e ardhshëm ai pritet të arrijnë në 59.8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ndërkaq, në buxhetin e vitit 2024 janë parashikuar rreth 590 mln euro shpenzime për interesa të borxhit të brendshëm dhe të jashtëm dhe 50 mln euro fond kontigjencë për të përballuar rritjen e mundshme të shërbimit të borxhit nga luhatjet e kursit të këmbimit.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë