Europol arreston 33 persona, mes tyre dhe shqiptarë. Sekuestrohen 18.5 mln €

31 Maj 2023 | 15:14

Europol ka zhvilluar mëngjesin e kësaj të mërkure një aksion në Itali dhe Spanjë, ku u arrestuan 33 të dyshuar në një aksion të koordinuar kundër një rrjeti kriminal global të trafikut të kokainës dhe pastrimit të parave.

Autorët e dyshuar, të cilët janë me kombësi italiane, shqiptare, kolumbiane, marokene dhe siriane, kishin krijuar një rrjet ndërkombëtar kompanish për të pastruar paratë e pista.

Rrjeti kriminal ofroi një shërbim profesional kriminal për të fshehur origjinën e të ardhurave të krijuara nga trafiku i paligjshëm i drogës nga Amerika e Jugut.

Me mbështetjen e Europol dhe Eurojust specialistët e pastrimit të parave nga Guardia di Finanza italiane sekuestruan 18.5 milionë euro asete në kuadër të operacionit.

Struktura e ndërlikuar përdorte kompani në vende të tilla si Kina, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndër të tjera. Kjo rrjetë komplekse kompanish lejoi që krimi i organizuar të maskonte natyrën, burimin, vendndodhjen, pronësinë, kontrollin, origjinën dhe destinacionin final të fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme.

E për të pastruar paratë e përfituara nga droga, banda përdoret një shërbim të posaçëm që quhet “Black Market Pesos Exchange”, ku rreziku i humbjes së parave është i vogël.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026