Eurostat: Argëtimi dhe ushqimet mbajnë inflacionin e lartë në Shqipëri
Rritja e çmimeve në muajin korrik rezulton të jetë në nivelin 5%. Ky është përfundimi që nxjerr Eurostat, ndryshe nga Instat që e raporton 1% më të ulët.
Rritja e çmimeve në muajin korrik ishte 5%, në vlerësimin që bën Instituti Europian i Statistikave. Në këtë nivel, duket se ka përplasje shifrash, pasi Instituti i Statistikave në vendin tonë nxjerr një rezultat më të ulët, me inflacion 4.2%.
Me metodologjinë që përdor Eurostat, rritja më e madhe e cmimeve është parë tek argëtimi dhe kultura, e më pas tek ushqimet dhe grupet e tjera.
Ndërkohë, inflacioni mesatar në Bashkimin Europian ishte 6.1 për qind në korrik.
Në vendet e BE-së inflacioni është ulur me ritme shumë të shpejta se në Shqipëri. Unioni u përball me rritje të çmimeve me ritme dyshifrore vitin e kaluar të nxitura nga çmimet e larta të energjisë, teksa në Shqipëri, rritja e çmimeve, që është ndikuar nga ushqimet, ka mbetur e qëndrueshme.
Që ekonomia të jetë e shëndetshme, duhet që inflacioni të jetë rreth 3 për qind, dhe me parashikimet e kryera nga Banka e Shqipërisë, ky nivel pritet të arrijë në pjesën e parë të vitit 2024, nëse tregjet do të funksionojnë normalisht.
LEXONI GJITHASHTU:
Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca
Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë