EUROSTAT:  Në BE 7% punojnë 49 orë, në Shqipëri 36% bëjnë orë shtesë

1 Maj 2024 | 15:42

1 në 10 punëtorë në Evropë punon orë shtesë jashtë orarit të punë. Në Shqipëri numri I punëtorëve që rrinë orë shtesë në zyrë dhe në punë është më I lartë, për shkak të numrit të lartë të të vetëpunësuarve si dhe puna gjatë fundjavës

Në Evropë, mesatarisht 7% e fuqisë punëtore ka zhvilluar orë shetrësë në punë gjatë gjithë vitit. Të dhënat e fundit të Eurostat, dëshmojnë se individët të cilët punojnë mbi 49 orë në javë, janë reduktuar me 0.4 pikë përqindje nga viti I kaluar.

Mesatarja e atyre që punojnë më shumë seç duhet në union nuk ka ndryshuar shumë. Greqia vijon të mbetet shteti në unioni evropian ku rreth 13% e forcës punëtore rrijnë orë shtesë në zyra dhe në punë, e ndjekur nga Qipro ku përqindja është 10.4% dhe Franca me 10%.

Greqia rezulton si një nga shtetet evropiane me normën e papunësisë më të lartë dhe orët shtesë të të punësuarve duket se I referohen zëvendësimit të mungesës së fuqisë punëtore në vend, ku të punësuarit punojnë më shumë orë.  

Nga ana tjetër Bullgaria ka regjistruar përqindjen më të ulët në rajon, me 0.4%, ndërsa Lituania dhe Letonia përkatësisht 1.1%.

Orët e gjata shtesë në punë lidhen kryesisht me profesionet menaxheriale ose të vetëpunësuarit, të cilët sipas të dhënave, janë ato më të prirurat për të qëndruar në punë jashtë orarit zyrtar. Në përqindje më të lartë prej 29.3%, të vetëpunësuarit në Evropë, punojnë më shumë krahasuar me të punësuarit, të cilët vetëm 3.6% qëndrojnë më gjatë në punë.

Profesionet me orare më të gjata në punë janë aktivitetet e lidhura me bujqësi, pylltari dhe peshkim.

Sa I takon Shqipërisë, një raport të ri të publikuar nga Komisioni Evropian mbi kushtet e punës, është zbuluar se punëtorët shqiptarë kanë orarin më të gjatë të punës në Europë, me deri në 50 orë punë në javë.

Në Shqipëri, orët e gjata të punës lidhen kryesisht me punën gjatë fundjavës dhe me nivelin e lartë të të vetëpunësuarve. Shqipëria ka rekordin më të lartë të të vetëpunësuarve në rajon, me një normë prej 36%.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)

Tajvani ka zhvilluar një stërvitje të gjerë përgatitore në pjesën qendrore të ishullit, duke simuluar skenarë ekstremë si një bllokadë kineze, një tërmet i fuqishëm...
20:27 | 03/07/2026

Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së

Ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Irlandë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, vlerësoi progresin e bërë në negociatat e anëtarësimit nga...
19:47 | 03/07/2026

Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët

Sipas një analize të fundit të UNICEF-it, mbi 20 milionë fëmijë në 10 vende të botës kanë përdorur tashmë platforma të inteligjencës artificiale, duke e...
19:34 | 03/07/2026