Eurovision 2024| Artistët nordikë bëjnë thirrje që Izraeli të ndalohet

16 Janar 2024 | 21:18

Pas thirrjeve për bojkot që në momentin kur u konfirmua se Izraeli do të merrte pjesë në Eurovizionin e këtij viti, gjithnjë e më shumë peticione po kërkojnë përjashtimin e Izraelit, për krimet e supozuara të luftës në Gaza.

Artistët finlandezë dhe islandezë, si dhe protestuesit në Norvegji, po bëjnë thirrje që Izraeli të ndalohet nga Eurovision. Ata bashkohen me zërat e artistëve dhe aktivistëve pro-palestinezë që janë kundër pjesëmarrjes së vendit në edicionin e vitit 2024, i cili do të mbahet në Malmö (Suedi) në maj.

Që nga 5 dhjetori 2023, kur u zyrtarizua se 36 vende , përfshirë Izraelin, do të merrnin pjesë në Eurovision 2024, gjithnjë e më shumë kanë bërë thirrje për bojkotimin e konkursit.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili mbikëqyr organizimin e konkursit, ka përsëritur se Eurovizioni është një ngjarje “apolitike” dhe se Izraeli i plotëson të gjitha kushtet për të marrë pjesë.

“Eurovision Song Contest është një konkurs për transmetuesit publikë nga e gjithë Evropa dhe Lindja e Mesme. Është një konkurs për transmetuesit, jo për qeveritë dhe transmetuesi publik izraelit ka marrë pjesë në konkurs për 50 vjet.”

Kjo nuk i ka ndaluar më shumë se 1,400 artistë finlandezë që t’u bashkohen muzikantëve islandezë duke kërkuar që Izraeli të ndalohet për krimet e dyshuara të luftës në Gaza.

“Nuk është në përputhje me vlerat tona që një vendi që kryen krime lufte dhe vazhdon një okupim ushtarak t’i jepet një skenë publike për të lustruar imazhin e tij në emër të muzikës”, thuhet në një peticion që është nënshkruar nga artistë me bazë në Finlandë, muzikantë dhe profesionistë të industrisë muzikore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj

Edicioni i dhjetë i “Za Fest” ka ngritur siparin në Muzeun Historik të Shkodrës, duke shënuar një dekadë të një festivali që është kthyer në...
16:40 | 24/07/2026

Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë

Adaptimi i ri i regjisorit Christopher Nolan, The Odyssey, ka nisur me sukses të jashtëzakonshëm në kinematë botërore, duke arkëtuar 264 milionë dollarë gjatë fundjavës...
17:59 | 22/07/2026

Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”

Gjakova është kthyer në qendrën e kulturës, muzikës dhe aktiviteteve në natyrë, falë festivalit “Ditët e Shqiptarëve”, një ngjarje që po sjell së bashku artistë,...
18:55 | 21/07/2026