Evakuohen 70 persona në Shkodër, afro 1365 ha tokë nën pushtetin e ujit
Mungesa e reshjeve të dendura të shiut në Shkodër duket se e ka përmirësuar disi situatën. Edhe pse nga raportimet e fundit të bashkisë bëhet me dije se 1365 hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit.
Afro 70 persona janë evakuuar pas përmbytjes së shtëpive, ndërsa hidrometri i liqenit shënon kuotën 7.98 metra, kurse hidrometri i lumit Drin është ulur në nivelin 5.80 metra.
Situatë më problematike paraqitet në zonën e nën-Shkodrës, ku në njësinë administrative Ana e Malit, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë.
Në rrugën e Obotit ka prezencë uji 60 cm dhe është e kalueshme vetëm me mjetet e ushtrisë.
Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Po ashtu sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur në njësinë administrative Dajç vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.
Edhe në Velipojë dhe Gurë të Zi ka prezencë uji në tokat bujqësore me sipërfaqe të përbashkët 285 ha.
Në Bërdicë, sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshatin Trush.
Në këto fshatra janë evakuuar 16 familje si dhe 43 persona janë akomoduar në konviktin e qytetit.
Ndërsa në Lezhë, situata problematike në fshatin Zojs, ku lumi Gjadër kishte dalë nga shtrati është përmirësuar ndjeshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve