Evi Kokalari: Basha është pjesë e një liste të zezë në SHBA

13 Shtator 2021 | 21:31

Evi Kokalari, aktiviste që jeton në SHBA thotë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rënë në grackë dhe kjo e ka çuar në vendimin për të përjashtuar Sali Berishën.

Sipas Kokalarit, kreut të PD mund t’i jetë premtuar që emri i tij të hiqet nga lista e zezë që Departamenti Amerikan i Shtetit ka për politikanët shqiptarë.

Aktivistja aludoi se Basha mund të jetë futur në listën e personave “non grata” njëkohësisht me Berishës duke shtuar se kreu i PD ka disa vite që nuk shkon në SHBA.

“Ka rënë në grackë. Diku ka rënë në grackë dhe kjo ka bërë që të përjashtojë Berishën”, tha znj. Kokalari.

Tek Basha, ajo tha se ka parë paaftësi për ta çuar PD djathtas dhe këtë ajo e lidhi me faktin që nuk ka ndërtuar vetë një karrierë politike por i është dhënë.

“Nuk e kam takuar asnjëherë Bashën por kam parë një paaftësi tek ai që nuk do ta çojë asnjëherë përpara. Nuk është zgjedhur nga populli dhe nuk e ka ndërtuar karrierën politike por i është dhënë”, përfundoi znj. Kokalari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026