”Është sfidë e madhe”, Evis Kushi shpjegon në Euronews Albania skenarët e mësimdhënies në pandemi

26 Nëntor 2020 | 19:08

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në studion e Euronews Albania foli rreth sfidave me të cilat po përballen institucionet edukuese në Shqipëri, për shkak të pandemisë Covid-19. Përballë gazetares Ilva Tare, ministrja e Arsimit tha se situata është e vështirë, tepër sfiduese, por jo e pamundur për t’ia dalë me sukses.

“Ne jemi të gjithë në Ministrinë e Arsimit, por edhe në institucionet në varësinë tonë jemi të përkushtuar maksimalisht për t’ia dalë në këtë situatë të vështirë. Është sfidë e madhe. Protokollet e anti-covid vlerësohen maksimalisht në institucionet tona”, tha ai.

Duke folur për rregullat e reja për zhvillimin e mësimit në mënyrë të kombinuar online dhe në klasa, znj. Kushi tha se ky është vendim është marrë nga Komiteti i Ekspertëve Teknikë duke parë ecurinë e pandemisë Covid-19.

 “E para, shkollat nuk janë mbyllur dhe e shoh që interpretohet sikur ato janë mbyllur, ne po zbatojmë një skenar, i cili është shumë fleksibël. Aty ku ka numër të lartë të nxënësish, ku ka pasur raste të infektuarish duhet të përdoren strategji të tjera. Ne kemi informacion për çdo shkollë dhe ne nga 1760 shkolla në gjithë vendin, në 1100 shkolla, 68% e nxënësve e bëjnë mësimin vetëm me një turn, por ka raste që e bëjnë edhe me disa turne”, tha ajo.

Sa i takon zhvillimit të mësimit online, ministrja e Arsimit tha se universitet tashmë janë më të përgatitura për të ndihmuar studentët në përvetësimin e dijeve. Ajo theksoi se sipas raportimeve që kanë bërë universitet, rezulton se 97 % e studentëve kanë askses në internet.

“Pati problematika,por këtë vit universitetet janë më të përgatitura. Gjatë këtyre muajve të parë ne kemi qenë në të gjitha shkollat ku ka klasa kolektive. Buxheti i arsimit të lartë parashikon investime në infrastrukturën digjitale, është bërë shumë, por duhet të bëjmë më shumë. Nga komunikimi që kam me universitet, rezulton se 97 % e studentëve kanë akses në internet”, theksoi ajo.

E pyetur se kur mund të hapen auditorët për studentët, ministrja Kushi tha se ky vendim i përket Komitetit të Ekspertëve Teknikë, të cilët sipas ecurisë së pandemisë do të japin edhe udhëzimet përkatëse për shkollat dhe universitetet.

“Ky është një vendim që nuk e marrim ne, por është Komitetit i Ekspertëve që vlerësohen sipas dinamikës së pandemisë. Dje kemi qenë me orë të zgjatura në punë në Ministrinë e Arsimit dhe kemi studiuar të gjithë eksperiencat e vendeve përreth nesh, dua të them se vendimet tona janë të studiuara. Shëndeti është i pari në këtë situatë. Kemi nevojë për të trajnuar edhe mësuesit, edhe pedagogët. Kjo është metodologji krejt e re, dhe po punohet dhe shumë donatorë na janë ofruar për të trajnuar stafin”, shtoi ajo.

Ndiqni intervistën e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021