“Evropa është e larë në kokainë”- Europol parashikon rritje të krimit të organizuar

20 Korrik 2024 | 16:18

Krimi i organizuar është duke u përhapur nëpër Evropë, sipas agjencisë së Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, Europol.

“Krimi i organizuar është në rritje. E shfrytëzon secilën dobësi”, ka thënë shefja e Europolit, Catherine De Bolle për revistën gjermane Der Spiegel, transmeton dpa.

“Rritja e tregtisë së drogës është duke nxitur dhunën”. ka thënë De Bolle.

Sipas Europolit, prodhimi i kokainës në Amerikën Qendrore dhe Jugore është në pikun e vet dhe Evropa është e larë në drogë.

“Situata është dramatike”, ka thënë De Bolle, duke përmendur se po vërehet rritje e tregtisë edhe për droga tjera.

Sipas hulumtimeve të autoritetit policor, me bazë në Hagë, në BE janë aktive 821 rrjete serioze kriminale.

Këto rrjete, me më shumë se 25.000 anëtarë, janë shumë profesionale dhe të pamëshirshme, ka paralajmëruar Europoli.

Sipas hulumtimeve, biznesi i tyre kryesor është trafikimi i drogës.

De Bolle ka thënë se paratë e fituara prej drogës në Evropë, zakonisht qëndrojnë brenda kontinentit dhe investohen në ekonomi lokale.

“Kjo e bën krimin e organizuar një prej kërcënimeve më të mëdha të kohës sonë”.

Sipas saj, policia ka nevojë për pajisje teknike dhe personel, për të pasur mundësi që t’i luftojë këto rrjete.

“Nëse nuk investojmë më shumë, ne do ta humbim luftën”, ka thënë mes tjerash ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026