Drogë pranë shkollave: Kapet 1.2 kg kokainë në Tiranë, arrestohen 19 persona
Drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj tha në një konferencë për mediat të premten se policia ka zhvilluar një operacioni të gjerë antidrogë në Tiranë, ku janë lëshuar 24 urdhër arreste.
Gjatë hetimit 3 mujor u siguruan prova ligjore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 24 shtetasve, për 19 prej të cilëve është ekzekutuar masa e sigurimit arrest me burg ndërsa 5 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Vocaj bëri me dije se këta shtetas hpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente në tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës.
“Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe u finalizua faza e dytë e operacionit “Tempulli 3”, në kuadër të të cilit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për 19 shtetas, si dhe vijon puna për kapjen e 5 shtetasve të tjerë të cilët ndiqen me masa kërkimi. Gjatë operacionit u arrestuan 19 shtetas ndaj të cilëve Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, konkretisht:
Kevi Hida, Durim Kurti, Orterio Vila, Hamza Firi, Florjan Gjuta, Vasjan Xhaferllari, Armando Xheladini, Osman Idrizi, Ledio Koçi, Mariglen Kushe, Kevin Hoxha, Rezart Maqellara, Matias Selmani, Ramazan Shima, Denis Guci, Rudina Dajlani (Sopoti), Elvira Bushaj, Ardi Shehu, Brisea Kallushi (arrestuar më parë gjatë zhvillimit të hetimeve). Midis personave për të cilët Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur masë sigurie, është dhe shtetasi A. Xh., alias A. T., alias J. C., 52 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar në muajin maj të këtij viti, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, për një ngjarje të ndodhur në shtetin grek. Gjithashtu po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e 5 shtetasve të tjerë. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1.2 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; qindra doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kanabis; 12 celularë; 5 automjete; shuma të konsiderueshme parash në lekë dhe valuta të tjera, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, dhe në ambiente në tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshme të Tiranës”, tha Vocaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Drejtori i shkollës trafikant kokaine, si ra në kurthin e anti-drogës Dash Mehmeti
- Shpallet në kërkim drejtori i shkollës artistike Durrës, për shpërndarje droge
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh