Evropa ‘merr frymë’, tkurrje e modeste e inflacionit të energjisë dhe ushqimeve
Pak pushim sa i përket inflacionit për konsumatorët evropiane që ndeshen me rritjen e kostos së jetesës. Shifrat e fundit tregojnë se euroja po rritet me hapin më të ngadaltë që prej gushtit. Inflacioni vjetor në zonën euro ishte 9.2% në fund të dhjetorit dhe sipas analistëve, zhvillimi pozitiv mund të vazhdojë.
“Po shohim një ndryshim të trendit të inflacionit. Mendoj se ka mundësi që ai të vazhdojë rënien përgjatë 2023-shit. Dhe arsyet kryesore për këtë janë: e para, çmimet e energjisë që po bien nënkuptojnë se kostot për kompanitë dhe supermarketet po ulen, se nuk ka presion për rritjen e çmimeve. Së dyti, rrogat e rritura shumë më pak se inflacioni, që nënkupton se konsumatorët kanë reduktuar fuqinë blerëse dhe do të konsumojnë më pak produkte dhe shërbime”, deklaroi analisti ekonomik Zsolt Darvas.
Konsumatorët në Evropë janë prekur ndjeshëm nga rritja e kostove të energjisë, që kur Rusia nisi luftën e saj në Ukrainë dhe energjia mbetet faktori udhëheqës i inflacionit. Sidoqoftë, shifrat e fundit tregojnë se për momentin ajo po bie.
Kostot e energjisë ranë ndjeshëm në 25.7% nga rreth 35% që ishin në nëntor. Ndërsa kostoja e ushqimeve pa një tkurrje më modeste, nga 13.8 në 12% muajin e kaluar.
Shumica e shteteve anëtare që përdorin euron si valutë panë një rënie të inflacionit në muajt e fundit, me Gjermaninë që shënoi rënien më të theksuar, 9.6% në dhjetor.
Spanja, Luksemburgu dhe Franca regjistruan kuotat më të ulëta të inflacionit në mbarë bllokun, ndërsa Letonia, Lituania dhe Estonia regjistruan sërish nivelet më të larta.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare