Sulmet ruse në Ukrainë, të paktën 4 të vrarë në rajonin Kherson
Të paktën katër persona janë vrarë në rajonin jugor Kherson të Ukrainës të enjten, sipas zyrtarëve ukrainas.
Një familje prej tre anëtarësh u vra në shtëpinë e tyre në qytetin e Beryslav për shkak të granatimeve, tha Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i Zyrës së Presidentit të Ukrainës.
“Kjo është e gjithë poshtërsia e Rusisë. Në mëngjes flasin për armëpushimin e Krishtlindjeve, pasdite vrasin gjithë familjen. Çfarë kanë bërë të gabuar burri, gruaja dhe djali i tyre 12-vjeçar. Fakti që ata janë vetëm ukrainas?”- shkroi ai në një postim në rrjetet sociale.
Granatimet në qytetin e Kherson vranë gjithashtu një 18-vjeçar, tha Yaroslav Yanushevych, kreu i administratës ushtarake të rajonit Kherson.
Qyteti i Kherson u rimor nga forcat ruse në nëntor.
LEXONI GJITHASHTU:
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh